Search Property

>

SHËRBIME

FASADA REALIZIM

SUVATIM

MOLERAJ-SHËRBIME

PERFORMANCËS PREJ GIPS KARTON

IZOLIME

DHENIA E SKELEVE ME QERA

IMBE GIPS
Since 2015

Gips & Art

IMBE Gips

IMBE Gips është kompani ndërtimi, e cila që nga viti 2015 në ndërtimtari krijon zgjidhje për të gjithë objektet e banimit dhe të biznesit.

Suvatimi mbi mure dhe pllafonë në shtëpi apo objekte afariste-banesore bëhet me llaç të prodhuesve të ndryshme, që janë me bazë të gipsit dhe të çimentos, në vendet ku ka lagështi, si banjo dhe bodrume.

Ne kryejmë suvatimin me makina moderne dhe profesionale, pra suvatimi bëhet mbi mure dhe pllafona me beton dhe blloqe të ndryshme apo tulla. Materialet përcjellëse përveç suvatimit janë beton-kontakti, kënde dhe rrjeta. Firma jonë ka krijuar ekipe profesionale për këtë shërbim.Prandaj jemi në shërbimin tuaj me përkushtim shumë të madh, korrektësi, efikasitet dhe profesionalizëm.

Ne punojmë me konstruksione dhe zgjidhje të plota për fasadat, enterierë të brendshëm, mure, montim të pllakave të gipsit, sisteme të fasadave, suvatime, shërbim për bojatisje, shtresa për mure, ngjitje të pllakave të gipsit, izolim termik dhe hidroizolues, polisterolin, suvatim të çdo sipërfaqeje

IMBE gips punon vetëm me brendet më të mira:

  • Renova
  • Pevalit
  • GPK Knauf

Pllakat e gipsit i vendosim në zgjidhje që janë forma të lehtë dhe të thjeshta, të modeluara sipas hapësirës suaj të jetesës apo punë.Mundësitë për formim kreativ janë pothuajse të pafundme, Pllakat e gipsit mund të prihen dhe punohen lehtë, që mundëson vendosje të lehtë të instalimeve elektrike, hidraulike dhe të tipeve të tjera.Një alternativë të veçantë unike që ne e përdorim në projektet tona është dhe ngjitja e pllakave të gispit mbi muret.Pllakat e gips kartonit përshtaten mirë në strukuren e mbrendshme dhe sigurojen një izolim te mirë.

IMBE SKELE
Since 2015

Skele & Ekspertizë

IMBE SKELE

Huazojmë

Ju duhet skelë? Ne jua ofrojmë programin tonë të gjerë për huazim të llojeve të ndryshme të skelave nga program TOBLER

Ambicia jonë është të bëhemi partneri juaj kompetent për të gjithë çështjet lidhur me ndërtimin profesional të ndërtimeve të përkohshme.

Na kontaktoni

Na kontaktoni duke përdorur formularin më poshtë:
Loading
Пораката е испратена. Благодариме!

Email: gips-i@hotmail.com

Phone: +389 71 319 694

Phone: +389 71 492 668

Drenoec-Poroj 24, Tetovë
Maqedonia e Veriut